Kurti uron Natën e Kadrit, thotë se agjëron kur shkon në iftare

Aktuale

Kurti uron Natën e Kadrit, thotë se agjëron kur shkon në iftare

Më: 17 prill 2023 Në ora: 22:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar nëse ka agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, tha Kurti.

Ai u përgjigj pasi mori pjesë në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit.

“Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”, u shpreh Kurti për EO.

“Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi. Sivjet Bajrami i Madh bie të premten, pra të xhumanë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, tha Kurti, në një fjalë të shkurtër, gjatë iftarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat