Von Cramon: Urime Kosovës për liberalizimin e shumëpritur të vizave

Aktuale

Von Cramon: Urime Kosovës për liberalizimin e shumëpritur të vizave

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:40
Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët kosovarë pasi Parlamenti Evropian pak momente më parë votoi për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, ka thënë se më në fund qytetarët kosovarë do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024.

“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian.

Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024!

Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, shkroi Von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat