Myftiu Tërnava pret në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë

Aktuale

Myftiu Tërnava pret në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 13:12
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në njoftim thuhet se Tërnava e njoftoi ambasadorin Davenport me organizimin e jetës fetare në Kosovë, dhe vlerësoi bashkëpunimin me OSBE-në përgjatë viteve në realizimin e shumë projekteve, e sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Kurse ambasadori Davenport, nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me institucionin e BIK-ut.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje dhe më pas e njohu ambasadorin Davenport me organizimin e jetës fetare në Kosovë, si dhe me aktivitetet qe po bënë BIK-u gjatë muajit të bekuar Ramazan. Myftiu Tërnava çmoi dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me OSBE-në përgjatë viteve në realizimin e shumë projekteve, e sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë. Nga ana e tij, ambasadori Davenport, falënderoi Myftiun për pritjen dhe nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me institucionin e BIK-ut, duke potencuar edhe njëherë rolin efikas që ka luajtur Myftiu Tërnava dhe BIK-u për harmoninë, bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë, thuhet në njoftim.

Teksa dy palët u pajtuan se rruga e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve edhe më do të thellohet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat