​Qeveria në mbledhjen elektronike shfuqizon një vendim të vitit 2022

Aktuale

​Qeveria në mbledhjen elektronike shfuqizon një vendim të vitit 2022

Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike mbajtur të martën mbrëma, ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin i kishte rekomanduar Kuvendit të Kosovës që kompaninë “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C” ta shpallë investitorë strategjik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50,

të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim nuk është dhënë arsyeja e këtij vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat