Zgjedhjet e 23 prillit, Zyba thotë se kushtet për të votuar janë drejt përmirësimit

Aktuale

Zgjedhjet e 23 prillit, Zyba thotë se kushtet për të votuar janë drejt përmirësimit

Më: 19 prill 2023 Në ora: 21:26
Salih Zyba

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, kushtet për tu zhvilluar procese zgjedhore në veri, janë drejt përmirësimit.

Andaj, Zyba vlerësoi se Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht e kanë përgjegjësi për të krijuar kushtet për zgjedhjet e 23 prillit në veri, e kjo përmes vendosjes së kontejnerëve në katër komunat atje.

“Prej një shqetësimi që ka qenë, ose prej një pengese në gjithë territorin e Kosovës, më pas në katër komuna, në të ardhmen do të jetë problem votimi edhe në një kuti e deri te vota individuale. Po përpiqemi dhe tani ka kushte të reja të vepruarit sa i përket procesit zgjedhor. Përgjegjësia e Policisë së Kosovës dhe e KQZ-së për të krijuar kushte për proces zgjedhor, aktualisht janë te kontejnerët . Prandaj, po them që kushtet po shkojnë drejt përmirësimit. E vlerësoj reflektimin e faktorit ndërkombëtar që përkundër vërejtjeve që kanë mundur t’i gjejnë procesit në përmirësimin e kushteve, këto nuk ka as dilema as diskutime që procesi zgjedhor duhet të jetë në funksion të ndryshimeve”, deklaroi Zyba.

Derisa Zybës iu tha se kushtet për votim në veri kanë qenë më të mira në të kaluarën, ky i fundit e kundërshtoi një gjë të tillë.

“Ne tani po flasim për një situatë të re. Tani mund të jetë faza parafinale, e këtu mund të kontribuojnë të gjithë jo vetëm qeveria. Në situatën që aktualisht është në veri, disa veprime po duken jo normale. Ndërsa, në jo normalitetin që ka qenë më herët, çdo veprim është dukur normal. Prandaj, situata tani është më ndryshe”, theksoi më tej Zyba.

Gjatë së mërkurës, ka filluar vendosja e kontejnerëve në katër komunat veriore. Fillimisht ato ishin vendosur në stacione policore, pastaj Policia e Kosovës i ka bartur në disa vende ku i kanë listuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat