Zyba: Në komunat në veri jemi duke e vendosur farën e demokracisë

Aktuale

Zyba: Në komunat në veri jemi duke e vendosur farën e demokracisë

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:24
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka thënë se Qeveria e Kosovës në komunat veriore është duke e vendosur farën e demokracisë, pasi që sipas tij, nuk është demokracia fryti aty.

Ai këto komente i bëri duke folur për procesin e zgjedhjeve në veri të vendit dhe faktin se ky proces do të zhvillohet në disa kontenjerë që janë vendosur në stacionet e Policisë dhe jo në shkolla siç ka ndodhur në të kaluarën.

Ne në ato komuna jemi duke e vendosur farën e demokracisë, nuk është demokracia fryti aty për aty. Në këtë proces jemi duke e mbjellë farën. Mund të jenë kontejnerë aktualisht, duhet me garantu secilin votues, jemi në hallën e mesme. Te ky pozicion, unë nuk jam rahat me votua në kontejnerë, mund të jenë shkolla”, ka thënë Zyba.

Ndërsa, duke folur për sigurinë gjatë procesit të zgjedhjeve, deputeti tha që me një urdhëresë të Beogradit, një strukturë e policisë nuk i përfillë më urdhrat dhe nuk ekziston pjesa dërrmuese, pjesa aktive e policisë.

“Me një urdhëresë të Beogradit, një strukturë, komandë e policisë nuk i përfillë më urdhrat dhe nuk ekziston pjesa dërrmuese më pjesa aktive e policisë. Një strukturë bukur e madhe që e kanë garantu, s’e kanë garantu po e kanë pas për përgjegjësi me garantu procese zgjedhore që nuk i kanë garantuar asnjëherë. E kanë bërë të kundërtën. Tash mosprezenca e tyre në jetën publike, institucionale e sigurisë si jetë e veçantë e përgjegjësive publike që janë atje këta nuk e kanë më atë lluks për me vepru. Jashtë kompetencës që e kanë, sot ata nuk kanë kompetencë e kanë kompetencë strukturat paralele. Çdo përpjekje e tyre jashtë mekanizimit të shtetit që garanton KQZ-në, vëzhguesit edhe gjithçka nuk është e mirëpritur dhe nuk është e pranueshme”, ka shtuar ai.

Për Zybën, parësore është sigurimi i procesit zgjedhor, e më pas pjesëmarrja në përqindje dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote.

“Për mua pjesëmarrja në përqindje dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote për nga rëndësia është në rend të dytë. E jona është me sigurua procesin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat