Zyba: Serbia s’ka më mekanizma nën kontrolle për ndikimin e situatës në veri

Aktuale

Zyba: Serbia s’ka më mekanizma nën kontrolle për ndikimin e situatës në veri

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:45
Salih Zyba

Serbia nuk e ka më asnjë mekanizëm nën kontrolle, për ndikimin e situatës në veri. Vlerësoi kështu, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.

Duke diskutuar për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, Zyba bëri të ditur se tanimë ka një bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar që në këtë proces zgjedhor të mos ketë asnjë ndikim nga jashtë.

“Ka një bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar që ky proces zgjedhor nuk do të lejojë asnjë formë të ndikimit nga jashtë. Që do të thotë, nëse Serbia ka arritur të ndikojë në kandidatë, deputetë, figura politike, si mekanizma të kontrollit në situatën në veri, sot për sot nuk i ka më në kontroll. Mbi vendimet qeveritare të KQZ-së, janë “nulle”, janë të pavlefshme. Prandaj, nëse ndonjëherë e kanë kërcënuar ndonjë qeveri, me rrëzime apo çfarë do qoftë, sot nuk janë të vlefshme, këto i kanë takuar vetëm të kaluarës”, potencoi Zyba në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndërsa, kandidatët e partive shqiptare që po garojnë në zgjedhjet lokale në veri të vendit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Sipas tyre, institucionet e sigurisë do të krijojnë kushte të mjaftueshme që procesi në veri të shkojë siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat