Konfirmohet, Jabllanoviq tërhiqet nga zgjedhjet

Aktuale

Konfirmohet, Jabllanoviq tërhiqet nga zgjedhjet

Më: 20 prill 2023 Në ora: 19:24
Aleksandar Jabllanoviq

Partia e serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në veri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jabllanoviq, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media sot në Leposaviq.

‘Këto zgjedhje janë bërë shumë më shumë sesa zgjedhje lokale. Kemi ardhur në një situatë kur këto zgjedhje po vendosin nëse Republika e Serbisë do të vazhdojë prezencën e saj në veri të Kosovës, ose institucionet e Prishtinës do ta marrin primatin në këtë pjesë. Kundërshtari ynë politik është Lista serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtar e kemi shtetin dhe qeverinë e Serbisë’, ka thënë mes tjerash Jabllanoviq.

Ai theksoi se vendimin për tërheqje nga këto zgjedhje është marrë sot nga Këshilli i kësaj partie dhe do t’ ju bëhet thirrje të gjithë simpatizantëve që të dielën të mos dalin të votojnë.

Jabllanoviq ka përmendur edhe arsye tjera të cilat kanë detyruar këtë parti të dorëhiqet, siç janë mungesa e kushteve adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve, reduktimi i numrit të qendrave dhe votimi nëpër kontejnerë pranë stacioneve policore etj.

Partia e serbëve të Kosovës ka paraparë edhe njëzet këshilltarë të saj për Kuvend Komunal të Leposaviqit, të cilë po ashtu pas këtij vendimi të Këshillit, nuk do të marrin pjesë. 

Ndryshe gjatë ditës KosovaPress raportoi ekskluzivisht se partia e Jabllanoviqit nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat