Escobar për zgjedhjet në veri: Do t’i njohim, nëse janë të lira dhe të ndershme

Aktuale

Escobar për zgjedhjet në veri: Do t’i njohim, nëse janë të lira dhe të ndershme

Më: 20 prill 2023 Në ora: 19:46
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar zgjedhjet në veri që pitet të mbahen këtë të diele.

Escobar ka thënë se Amerika do i njohë zgjedhjet, nëse janë të lira. 

“Së pari, bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet. Në fushatën zgjedhore në Serbi në 2019, opozita bojkotoi zgjedhjet. Dhe ne i bëmë thirrje që të marrë pjesë. Fakti që nuk mori pjesë, ishte zgjedhja e saj (opozitës). Dhe pas zgjedhjeve, ne njohëm qeverinë që u formua prej tyre. Në këto zgjedhje ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë.” – ka thënë Escobar për Zerin e Amerikës.

Tutje Escobar ka folur për ndikimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai sigurisht ka ndikim dhe është përpjekur ta përdorë atë ndikim.

“Unë do të thoja që nuk e përcakton ai përfundimisht nëse ata marrin pjesë ose jo. Sigurisht ai ka ndikim dhe është përpjekur ta përdorë atë ndikim. Por Lista Serbe ka këmbëngulur se ka arsyet e veta që nuk do që të marrë pjesë.” – ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat