Limaj pas deklaratës së Kurtit në Kuvend: E ka shkelur Kushtetutën

Aktuale

Limaj pas deklaratës së Kurtit në Kuvend: E ka shkelur Kushtetutën

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:23
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se me deklaratat që ka bërë sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Kuvend, ai e ka shkelur Kushtetutën.

Referuar fjalës së Kurtit se Blerim Isufaj nuk do të emërohet si kryeprokuror, Limaj ka thënë për Pressing, T7 se kryeministri ka bërë ndërhyrje të Kushtetutës dhe ligjit.

“Ka bërë ndërhyrje të Kushtetutës dhe të ligjit. Njerëz për deklarime të tilla ku ndërhyjnë në kompetenca është tejkalim i obligimeve ligjore. Kryeministri nuk e mbron Kushtetutën, këtë nuk po e kuptojnë, ai e zbaton. Mbrojtëse një pjesë është presidentja, ndërsa pjesën më të madhe Gjykata Kushtetuese,”- është shprehur Limaj.

Kujtojmë se Kurti është shprehur ashpër në seancën e sotme të Kuvendit lidhur me Blerim Isufajn, duke thënë se ai nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror.

“Unë nuk kam dyshim që prokurorinë e shtetit dhe atë sa më larg aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe jo vete ndaj meje, si kryeminsiter, por ndaj qeverisjen tonë, ndaj pushtetit të ri të dalë nga 14 shkurti 2021. Kjo lidhet me shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufajt”, - ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat