“Bëje këtë e bëje atë, na kanë rrejtë” – Fatmir Limaj kritikon BE-në për liberalizimin e vonuar të vizave

Aktuale

“Bëje këtë e bëje atë, na kanë rrejtë” – Fatmir Limaj kritikon BE-në për liberalizimin e vonuar të vizave

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:49
Kryetari i i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se BE do ta kishte vonuar ende liberalizimin e vizave, por se ishte e detyruar të veprojë kësaj here.

Ai e quan turpërim atë që iu është bërë qytetarëve të Kosovës për 12 vjet.

“Është turpërim. Kjo është e papranueshme. Shkoi në 12 vjet dhe do të kishte vazhduar ende por e panë që u bënë bajat.”, tha ai.

“Bëjë këtë e bëjë atë, na kanë rrejt. Kanë vendosur kushte që nuk kanë qenë për askënd. Këta janë edhe spekulanta e tash dalin me arsyetime të shumta. Por, vetëm pse ai e ka emrin ndryshe nga unë e ti nuk do të thotë se janë më të mirë. Por erdhi mudnësia dhe na bënë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat