Limaj: Edhe opozita është fajtore për atë fjalimin e Kurtit, është dashur të lëshojë sallën

Aktuale

Limaj: Edhe opozita është fajtore për atë fjalimin e Kurtit, është dashur të lëshojë sallën

Më: 20 prill 2023 Në ora: 21:57
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në emisionin Pressing  se opozita është dashur të lëshojë sallën në momentin kur kryeministri Albin Kurti tha se Blerim Isufaj nuk do të emërohet kryeprokuror.

Limaj tha se Kurti ka shkelur Kushtetutën me këtë deklaratë dhe se opozita duhet të reagonte.

“Edhe opozita është fajtore për atë fjalimin e Kurtit, është dashur të lëshojë sallën”, tha ai.

“Janë fajtorë pasi kur kryeministri bën këso fjalime atëherë ai atakon Kushtetutën dhe kjo është e dëmshme. Ne nuk dijmë ende si funksinon shteti i së drejtës dhe ligji, andaj kemi këso probleme”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat