Aktivisti i VV-së: Sektori i energjisë është i kapur, ka krim të madh

Aktuale

Aktivisti i VV-së: Sektori i energjisë është i kapur, ka krim të madh

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:20
Dardan Krasniqi

Dardan Krasniqi, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në sektorin energjisë në Kosovë, ka krim të madh.

Sipas tij, ky sektor është i kapur dhe se për këtë gjë ka shumë arsye.

“Është krimi më i madh që i ndodh sektorit të energjisë, njësorët elektrikë vazhdojnë të jenë të kamufluar me kalibrim, nuk janë me kalibrim, se po të ishin,  nëse energjia”, ka thënë ai.

“T’u e pa se çfarë po ndodhë, tu e ditë që është i kapur, sektori i energjisë është i kapur. Është krim i madh. Nuk detyrohet prej shtetit KEDS-i me çeritifiku njësorin elektrik, me parametrat, që nëse konsumatorit nuk i shkon energjia sipas standardit. Energjinë e shpenzuar pa standard, të mos faturohet”, ka vijuar ai.

Ai e ka përmendur edhe drejtorin e KEK-ut, i cili është arrestuar për keqpërdorim të pozitës, për të cilin tha se ka dështuar të krijoj bashkëpunëtor në KEK.

“Nagipi ka dështu edhe me komandu edhe me kriju bashkëpunëtor, edhe nëse është i përfshi në ato pretendime, ka dështu me pas bashkëpunëtor në këto punë të këqija”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat