Berisha vlerëson se vendimi i sotëm i Kushtetueses është “në përputhje me standardet kushtetuese”

Aktuale

Berisha vlerëson se vendimi i sotëm i Kushtetueses është “në përputhje me standardet kushtetuese”

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:34
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Durim Berisha

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Durim Berisha, e konsideron të duhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i hedhur poshtë ankesat e ish-deputetëve Albert Kinolli dhe Veton Berisha kundrejt Gjykatës Supreme.

Berisha tha se ky vendim është në përputhje të plotë me standardet kushtetuese në vend derisa shtoi se për dy vjet rresht, publikisht kishte arsyetuar se vota është e lirë.

“Me vjen mire qe Gjykata Kushtetuese, si rrallehere, doli me nje vendim qe eshte plotesisht ne perputhje me standardet kushtetuese te se drejtes zgjedhore”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, sipas tij, institucionet kushtetuese ka kohë që janë drejtuar nga persona pa njohuritë elementare në sektorin e drejtësisë.

“Me vjen keq qe jo vetem debati publik, por per vite me radhe edhe institucionet kryesore kushtetuese, jane karakterizuar nga persona te cileve u mungojne njohurite elementare jo vetem nga e drejta kushtetuese, por nga e drejta ne teresi. Eshte koha qe injorantet te heshtin dhe te mos e kontaminojne tutje hapesiren e diskutimit publik”.

Ai ka bashkangjitur një intervistë dhënë gazetës online Reporteri.net para dy vitesh, ku aty deklaronte se vendimi për anulimin e votave të Adrijana Hoxhiq dëshmon që Gjykata Supreme nuk i njeh konceptet themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat