Kryeziu: Besoj se në Kosovë e Serbi do të kemi zgjedhje gjatë këtij viti

Aktuale

Kryeziu: Besoj se në Kosovë e Serbi do të kemi zgjedhje gjatë këtij viti

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:38
Opinionistja Laura Kryeziu

Opinionistja Laura Kryeziu, tha se duke i parë zhvillimet aktuale politike në Kosovë e Serbi, ka shumë gjasa që gjatë këtij viti në të dy vendet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Jemi dëshmitarë që në qoftë se qeveria dhe kryeministrat këtë vend gjithmonë e kanë dërguar në zgjedhje edhe në këtë rast Albin Kurti shumë lehtë mund të gjejë arsye që ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Unë mendoj se arsyeja e vetme është politike, sepse ai është zotuar për një marrëveshje, por do të hasin në vështirësi për implementimin e asaj marrëveshje dhe e shoh si një terren të përgatitur që është duke e bërë, sot kemi përfaqësues të partive të tjera të cilat thonë se qeveria duhet ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, derisa kemi Vetëvendosjen e cila thotë se assesi nuk do ta zbatojmë një marrëveshje e cila krijon Asociacion me kompetenca ekzekutive, për të cilën e dinë së kryeministri është zotuar”, tha Kryeziu në Rubikon të Klan Kosovës.

“Në anën tjetër e kemi një lojë që Vuçiqi e bën duke i sabotuar zgjedhjet në veri dhe duke fituar kohë që të mos zbatohet asnjë nen i marrëveshjes së arritur në Ohër. Besoj se edhe në Kosovë dhe Serbi do të kemi zgjedhje dhe ndoshta jo verës por kah vjeshta. Nuk besoj se ky vit do të përmbyllet pa zgjedhje”, deklaroi opinionistja Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat