Ymeri: Paragjykimi publik i Kurtit për Nagip Krasniqin, është ndërhyrje për ta penguar procesin e luftimit të korrupsionet

Aktuale

Ymeri: Paragjykimi publik i Kurtit për Nagip Krasniqin, është ndërhyrje për ta penguar procesin e luftimit të korrupsionet

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:46
Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri, ka e komentuar reagimin e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes ndaj arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Sipas Ymerit me veprimet dhe deklarata për ta mbrojtur Krasniqin ata janë duke e paragjykuar procesin e drejtësisë.

“Për mua është mjaftë problematike kjo temë që po flasim në dy rrafshe. E para është që na e kemi të arrestuar një kryeshef të KEK-ut i cili vijnë nga qartazi nga një parti politike e për të cilin prokuroria ka thënë se ‘kemi dëshmimi të mjaftueshme për të ngritur aktakuzën’”, ka thënë Ymeri.

Më tutje ai i ka komentuar reagimet e Kurit dhe deputetëve të LVV-së.

“Kemi një reagim mjaftë shqetësuese të subjekti politike[ Lëvizjes Vetëvendosje] nga kryeministri i Kosovës e të poshtë prej nga vijnë kryeshefi Nagip Krasniqi, të cilët e paragjykojnë rastin”, ka sqaruar Ymeri.

Sipas tij, Kurti, është duke ditur para gjykatës se a është fajtor a nuk është fajtor Nagip Krasniqi.

“Kjo për mua është shumë shqetësues, d.m.th se nuk mjafton me që thanë se unë po luftojë ose spo e luftojë korrupsionin. Ka qeveri që luftojnë korrupsionin duke mos u korruptuar vetë duke krijuar kushte për tu luftuar korrupsionin. Ka qeveri që në një farë mënyrë janë indiferente ndaj korrupsionit, ka pastaj qeveri që e pengojnë luftimin e korrupsionit”, ka thënë ai.

“Çfarë ka bërë kryeministri i Kosovës sot në raport me Nagip Krasniqin është penges për ta luftuar korrupsionin. Paragjykimi publik që vijnë nga kryeministri se ka një komplot të Prokurorisë për me bërë këtë kundër LVV-së dhe qeverisjes se tij, e rrjedhimisht i ka nisur me Nagip Krasniqin, për mua është ndërhyrje për ta penguar procesin e luftimit të korrupsionet”, ka shtuar Ymeri.

Sipas tij shoqëria dhe shteti drejtorit të arrestuar të KEK-ut duhet t’i sigurojnë se do të këtë drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat