​Llumnica për arrestimet në KEK: Keqpërdorime ka pasur shumë herë dhe në të kaluarën

Aktuale

​Llumnica për arrestimet në KEK: Keqpërdorime ka pasur shumë herë dhe në të kaluarën

Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:55
Nexhat Llumnica

Kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, ka thënë se kjo nuk është aktakuza e parë ndaj KEK-ut për keqpërdorime.

“Nuk është aktakuza e parë, keqpërdorime ka pasur shumë herë dhe në të kaluarën, ka dhe sot për faktin që kërkesën që ka aprovuar Gjykata ne nuk mund të themi ndryshe vetëm se mund të këtë elemente të fajësisë. Deri në këto momente është i pafajshme se askush nuk e ka shpallur të fajshme dhe deri në vendimin e pre të gjykatë nuk mund të jetë fajtor”, ka thënë Llumnica.

Sipas tij, ka shkelje të vazhdueshme ligjore në KEK ndaj punëtoreve.

“Për faktin se ne kemi një lënde në gjykatë që nga vitit 2012 për shkaka se punëtoreve nuk iu paguhen me vikendet, është vendosur në Gjykatën Themelore është vendos në Gjykatën Apelit, Gjykatën Suprem me doket se këtë lënde është marrë dhe Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se KEK-u ende nuk është duke i respektuar vendimet gjykatave për të drejta e punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat