Gërvalla: Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj janë vetëm fushatë

Aktuale

Gërvalla: Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj janë vetëm fushatë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 06:18
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla për ambasadorin Berishaj theksoi se, përveç fjalëve, nuk ka asnjë dëshmi të vetme që të mund të merren masa për shkarkimin e tij nga funksioni i ambasadorit.

“Kam shikuar me kujdes të gjitha letrat që qarkullojnë, duke përfshirë edhe ato bankare sllovene e malazeze dhe kam ardhur në përfundim që për shkak të fjalëve e fushatave nuk është e përgjegjshme nga ana ime dhe nuk  mund të largoj një ambasador, i cili bën një punë jashtëzakonisht të mirë në Kroaci”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Ajo mes tjerash, shtoi se po qe se ato të thëna fjalësh, fushata, dalin të faktuara, unë nuk do ta kurseja jo vetëm ambasadorin Berisha, por askënd.

 “Nuk kam ardhur nga Gjermani për ta kursyer dikë, por nuk kam të drejtë që t’i bashkohem fushatave pa argumente për të denigruar personalitetet”, sqaroi Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat