Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava kërkon unitet, ja mesazhi për ikjen e të rinjve

Aktuale

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava kërkon unitet, ja mesazhi për ikjen e të rinjve

Më: 21 prill 2023 Në ora: 07:35 Përditësuar në ora: 07:38 më 21.04.2023
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu Tërnava thërret për unitet

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi ka uruar besimtarët për këtë festë ka bërë thirrje për unitet.

Sipas tij, Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat.

“Në këtë mëngjes të bukur jemi mbledhur në xhamitë tona për të festuar Fitër Bajramin, fest që bartë harenë, gëzimin në zemrat e besimtarit. Të gjithë besomtarët urojnë e gëzojnë, ngase për një muaj kanë zbatuar urdhërin e Zotit për agjërim”.

”Agjërimi për besimtarin është sakrificë që bëhet vetëm për Krijuesin dhe la arsye që të festojë me familje. Në Ramazan na bashkoi lutja, sofra e iftarit dhe prandaj sot kemi arsye që ta festojmë këtë fitër Bajram”, tha Tërnava.

“Ramazanin po e përcjëllim me krenari e me familje tona po e përcjëllim Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa më popullpre që presin gjithë grupmoshat”, tha Tërnava.

Video nga namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fati”

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Këto janë pamjet nga falja e Fitër Bajramit.

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:23, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Myftiu Tërnava, uroi të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin festës së Fitër Bajramit. “Ju përgëzoj e uroj të gjithëve festën e Fitër Bajramit! Me hajr e me të mira na qoftë festa e Fitër Bajramit!”, tha myftiu Tërnava.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

‘Braktisja e vendit nuk është zgjidhje’, Tërnava me mesazh për ikjen e të rinjve nga Kosova

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka kërkuar nga të rinjtë që të mos largohen nga Kosova.

Në hytben e faljes së namazit të Fitër Bajramit, ai ka bërë me dije se lëshimi i vendit nga të rinjtë dhe profesionitet nuk është zgjedhje.

“Braktisja e vendit nuk është zgjidhje e duhur, sidomos nga të rinjtë dhe ekspertët tanë. Jeta në këtë botë nuk e ka qëllim e mision vetëm anën materiale. Dashtë Zoti që vendi ynë, me angazhimin tonë, të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet”, ka vlerësuar Tërnava.

Në adresimin e tij, Tërnava ka bërë me dije se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë.

“Ka dashtë Zoti që tash e sa vite vendi ynë është i lirë e i pavarur, mirëpo është obligim yni që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë me perspektivë, një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë të rriten të sigurt e të marrin edukim e arsimim cilësor, një vend ku sigurojmë vende pune e jetesë të dinjitetshme. Dikur lirinë e vendit e kishim ide e projekt, ndërsa tani falë sakrificës shekullore të popullit , tash e sa kohë shtetin tonë e kemi realitet, por, si qytetarë të këtij vendi, e kemi obligim që ta bëjmë më të mirën për vendin tonë, që ta bëjmë atë të jetueshëm për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, është shprehur Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat