Veriu në zgjedhje, Ferati: Dhunë, pengim e shantazhim do të ketë në raport me komunitetin serb

Aktuale

Veriu në zgjedhje, Ferati: Dhunë, pengim e shantazhim do të ketë në raport me komunitetin serb

Më: 21 prill 2023 Në ora: 07:34
Sadri Ferati

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, në emisionin “Click” ka thënë se dhunë, pengim e shantazhim në dalje do të ketë në raport me komunitetin serb.

“Unë personalisht dhe nga ato që ditëve të fundit kam pas rastin t’i kontaktojë me personat që jetojnë në atë pjesë, unë nuk pres se do të ketë dhunë dhe pengim të shqiptarëve, boshnjakëve dhe të tjerëve në dalje, por edhe dhunë, pengim e shantazhim do të në raport me komunitetin serb…”, ka thënë Ferati.

Ai ka thënë se do të ketë një presion me të gjitha format.

Alleksandar Jabllanoviq, kandidat i Partisë së Serbëve të Kosovës për kryetar të Leposaviqit, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Në garë mbeten dhjetë kandidatë, në mesin e tyre vetëm një nga komuniteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat