Haradinaj për Fitër Bajram: Kjo ditë na përkujton rëndësinë e mirësisë dhe faljes

Aktuale

Haradinaj për Fitër Bajram: Kjo ditë na përkujton rëndësinë e mirësisë dhe faljes

Më: 21 prill 2023 Në ora: 07:39
Ramush Haradinaj

Duke uruar Fitër Bajramin, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kjo është një ditë që përkujton rëndësinë e mirësisë, faljes dhe solidaritetit.

Ai theksoi se po ashtu “na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastërta dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë”.

“Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.

Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat