​Osmani: Festa e Bajramit le të shërbejë për të mbështetur nevojtarët

Aktuale

​Osmani: Festa e Bajramit le të shërbejë për të mbështetur nevojtarët

Më: 21 prill 2023 Në ora: 08:27
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani uroi që festa e Bajramit të Madh të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

Osmani tha se, kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin!”, uroi Osmani.

Ndryshe, pas muajit të rëndësishëm të besimtarëve myslimanë, Ramazanit, që përfundoi ditën e enjte, sot të njëjtit në të gjithë botën kremtojnë ditën e parë të Bajramit të Madh.

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat