Shefi i BE-së në Kosovë, uron besimtarët në gjuhën shqipe: Me fat Bajrami

Aktuale

Shefi i BE-së në Kosovë, uron besimtarët në gjuhën shqipe: Me fat Bajrami

Më: 21 prill 2023 Në ora: 08:53
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Szunyog thotë se në vijim të muajit të agjërimit dhe vetëreflektimit uron të gjithë besimtarët për Bajram.

“Në vijim të muajit të agjërimit, vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës, dua t’ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë festën e Bajramit. Me fat Bajrami”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fiter Bajramit, pas agjërimit të muajit Ramazan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat