Konjufca uron Fitër Bajramin: Paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor

Aktuale

Konjufca uron Fitër Bajramin: Paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor

Më: 21 prill 2023 Në ora: 09:31
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor.

”Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat. Shpresojmë që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet për ju dhe familjen tuaj.”

”Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. Gëzuar Bajramin!,” ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat