Përfaqësuesit e PDK-së vizitojnë BIK-un për Bajram

Aktuale

Përfaqësuesit e PDK-së vizitojnë BIK-un për Bajram

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:38
Përfaqësuesit e PDK-së

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemajli dhe Mërgim Lushtaku me rastin e festës së Fitër Bajramit kanë bërë një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi nuk ka qenë i pranishëm në këtë vizitë, pasi gjendet jashtë shtetit.

Por, Xhemajli është shprehur se Krasniqi nga jashtë shtetit ua uron festën e Bajramit.

Ata kanë uruar gjithë besimtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat