Radojeviç: Serbët do të bojkotojnë zgjedhjet, ato nuk ekzistojnë për ne

Aktuale

Radojeviç: Serbët do të bojkotojnë zgjedhjet, ato nuk ekzistojnë për ne

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:17
Milan Radojeviç

Ish kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës Milan Radojeviç ka thënë për “RTS” se serbët në pjesën dërmuese do të bojkotojnë zgjedhjet në veri të Kosovës, ato nuk ekzistojnë për ne, por nuk përjashton provokimet nga Prishtina, transmeton “Bota Sot”.

Në zgjedhjet lokale për 4 komunat në veri, nuk do të marr pjesë Lista Serbe.

Radojeviç për Ditarin në RTS ka deklaruar se situata e sigurisë po përkeqësohet në bazë ditore.

Ai porositi se serbët në pjesën dërmuese do të bojkotojnë zgjedhjet që mbahen të dielën në komunat në veri.

"Sa na përket neve, ato për ne nuk ekzistojnë, por nuk përjashtohen provokimet nga Prishtina, ashtu që faji të hidhet mbi serbët", tha ai, duke shtuar se bojkoti është akt demokratik dhe rezistencë demokratike.

"Ne kemi tentuar dhe po vazhdojmë të përsërisim në dhjetë vitet e fundit me dalje në zgjedhje, pjesëmarrje në institucione, polici, gjykata dhe nivelin lokal, u përpoqëm që të luftojmë për drejtat tona dhe përmes sistemi. Për fat të keq, nuk ia dolëm këto dhjetë vite”, tha ish kreu i Mitrovicës.

Zëri i popullit, është i qartë, shprehet ai, pjesëmarrja në institucione të tilla nuk shpie askund.

Zgjedhjet në kontejnerë që ruhen nga policia, sipas tij janë zhgënjyese, sikurse edhe deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare se do pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

"Nuk di ku në botë apo Evropë, zgjedhjet mbahen në kontejnerë dhe ruhen nga njësitet speciale” tha Radojeviç.

Ai përmend edhe deklarata e ndryshme nga ambasadori amerikan në Serbi Hill që tha se është për shtyrje dhe deklarata e të dërguarit amerikan për Ballkan Eskobar që thotë se ShBA do pranojnë zgjehdjet.

"Porosia jonë është e qartë – duam të jemi vetë në tonën dhe pjesë e sistemit, por pas formimit të institucioneve dhe tërheqjes së njësiteve speciale", ka thënë Radojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat