Humolli: Brenda VV-së është duke dominuar egoja personale

Aktuale

Humolli: Brenda VV-së është duke dominuar egoja personale

Më: 21 prill 2023 Në ora: 22:24
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se partia në pushtet ka humbur besimin e popullit me fjalimet dhe veprimet e fundit. 

Sipas Humollit, Vetëvendosja është duke keqpërdorur 51% e fituar në zgjedhjet e fundit.

“Vetëvendosje duke parë gabimet e partive të tjera politike ka krijuar teren politik tek qytetarët që të marrë besimin dhe 51% të elektoratit, Vetëvendosja është duke keqpërdorur këtë 51%, duke vlerësuar se ka të drejtë të bëjë gjithçka.” – ka thënë Humolli.

Ai ndër të tjera ka thënë se brenda VV-së është duke dominuar egoja personale.

“Deputetët, ministrat e kryeministri duhet të jenë zëri i qytetarëve dhe jo zëri i egos personale, ku ndonjëherë brenda VV-së po dominon egoja personale dhe jo misioni politik për të cilin janë në pushtet. Në rend të parë është mungesa e programit zhvillimor, kur nuk ka program të tillë atëherë duhet të merret me të kaluarën më shumë. Nëse do të kishte program zhvillimore, do të kishte proces të rritjes së punës, perspektivës dhe gjithçka do të mund të shkonte duke u korrigjuar në punë e sipër.” - tha Humolli për Blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat