Hasani: Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë

Aktuale

Hasani: Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 09:20
Drejtori i Shkollës në fshatin Çabër, Enver Hasani

Drejtori i Shkollës në fshatin Çabër, Enver Hasani, ka folur për procesin e zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Lokale në veri të Kosovës ku ka thënë se materiale kanë ardhur në kohë dhe qendra votimit është hapur në kohë.

“Numri i votueseve në këtë qendër është 1 mijë 53, por këtu përfshihen edhe votuesit serbë nga fshatit Zubçë”, ka thënë ai.

Sipas tij votues shqiptarë nga Çabra janë mbi 800 persona, ndërsa pjesa tjetër ka thënë se janë serbë nga fshatit i Zubçë.

“[Nga qytetarët serbët] nuk ka pasur interesim, banoret e fshatit Çabër janë duke shfrytëzuar të drejtën e votës. Për momentin nuk është numri i madh por, nga dy, nga tre janë duke ardhur për të votuar”, ka theksuar Hasani.

“Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë që të mundësohet certifikimi i zgjedhjeve dhe me funksionua komuna”, ka shtuar ai.

Ndërsa sa i përket sigurisë, ajo është e qetë sipas tij dhe uron që të vazhdojë kështu deri në fund të procesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat