KQZ publikon të dhënat – deri në ora 15:00 votuan 1 085 qytetarë

Aktuale

KQZ publikon të dhënat – deri në ora 15:00 votuan 1 085 qytetarë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:53
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e tretë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 15:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull dhe se nuk është njoftuar për ndonjë pengesë.

Ai ka sqaruar se deri në këtë orë kanë votuar 1 085 qytetarë.

“Në Leposaviq 110 votues apo 0.83%, në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6%, në Zveçan janë 145 votues apo 2.07% dhe në Mitrovicë të Veriut 590 votues apo 3.3%”, tha ai.

Elezi theksoi tutje se konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:30, pas mbylljes së vendvotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat