​Tre votues serb në qendrën e votimit në Leposaviq

Aktuale

​Tre votues serb në qendrën e votimit në Leposaviq

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Tre qytetarë të nacionalitetit serb kanë votuar në qendrën e votimit në Leposaviq. Kështu bëri të ditur menaxheri i kësaj qendre, Enver Aliu.

Ai tha se nuk procesi i votimit është i qetë dhe nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi.

Aliu: I kemi tre votues të nacionalitetit serb

Qendra është hap me kohë, deri në këtë moment i kemi tre votues të nacionalitetit serb. Votues serb... gjithçka ka shkuar qetë... jo jo, gjithçka është në rregull”, tregon ai.

Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë. Në kuadër të këtij procesi, janë planifikuar të hapen 19 qendra të votimit, prej të cilave 13 janë alternative apo të ashtuquajtura “kontejnerë”. Në garë janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat