Daka beson se rezultatet preliminare do të shpallen në këtë orë

Aktuale

Daka beson se rezultatet preliminare do të shpallen në këtë orë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:10
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka 

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka analizuar procesin e sotëm zgjedhor.

Ajo beson se nga aq sa dihet, rreth orës 20:00, pra një orë pas mbylljes së vendvotimeve, do të dihen rezultatet e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

“Diku rreth orës 20:00 sonte do t’i kemi rezultatet preliminare”, tha Daka në RTV Dukagjini.

“S’besoj se do të ketë ndonjë ankesë”, tha ajo.

Daka gjithashtu parashikon përmbyllje të shpejtë të të gjithë procesit pas zgjedhjeve dhe certifikim të rezultateve.

“Shumë shpejt do ta kemi certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat