Kurteshi: Rezultatet e zgjedhjeve në veri më së voni dihen në orën 22:00

Aktuale

Kurteshi: Rezultatet e zgjedhjeve në veri më së voni dihen në orën 22:00

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:37
Sami Kurteshi

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të sotme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok do të dihen shpejt.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurteshi beson se rezultatet preliminare do të mësohen shumë shpejt.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në procesin e votimit.

“Rezultatet mund të dalin më së voni në orën 22:00”, tha Kurteshi për RTV Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat