Vetëm një qytetar serb hodhi votën në kuti në Mitrovicë të Veriut

Aktuale

Vetëm një qytetar serb hodhi votën në kuti në Mitrovicë të Veriut

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Dalja e votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore është shumë e ulët, sidomos e atyre të nacionalitetit serb.

Qendra e votimit me më së shumti votues është ajo e në Lagjen e Boshnjakëve, ku gjithsej kanë votuar 379 persona nga 1,372 sa janë në listë. Edhe këtu nuk ka pasur asnjë votues të nacionalitetit serb.

Në fshatin Suhudoll të Mitrovicës së Veriut, nga rreth 240 votues sa kanë dalë, asnjë prej tyre nuk është serb.

Deri më tani, të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb kanë bojkotuar edhe qendrën e votimit Tre Rrokaqiejt, ku nga vetëm 22 votues, asnjë prej tyre nuk ka qenë serb, sipas statistikave të dhëna për Klan Kosova nga kryesuesit e të gjitha qendrave të votimit.

Ndërkohë, në Kodrën e Minatorëve deri më tani ka votuar vetëm një serb, i cili ka votuar me kusht. Në këtë qendër votimi kanë deri ma tani kanë votuar 158 persona të nacionaliteteve tjera, nga 1,102 sa kanë të drejtë vote.

Shifër e vogël e votuesve ka qenë edhe në qendrën afër stacionit te autobusëve, ku votuan vetëm tetë persona, nga mbi 5 mijë e 200 persona në liste. Të gjithë tetë votuesit ishin të nacionalitetit shqiptarë. Megjithatë, tek kjo qendër një serb shkoi për të votuar, por që nuk e kishte emrin në listë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat