Sveçla reagon pas gjetjes së trupit të pajetë në tunel të Ibër Lepencit: Hetimet do të vazhdojnë

Aktuale

Sveçla reagon pas gjetjes së trupit të pajetë në tunel të Ibër Lepencit: Hetimet do të vazhdojnë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 19:07
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes së një trupit të pajetë në një nga tunelet e Ibër Lepencit.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se trupi i pajetë është nxjerrë nga zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së.

Ai tutje ka përgëzuar pjesëtarët për profesionalizmin e treguar.

Në fund Sveçla ka thënë se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Postimi i plotë:

Pas raportimit në Policinë e Kosovës për zhdukjen e një qytetari të komunitetit serb në fshatin Zupç të Zubin Potokut, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent kanë trajtuar me seriozitet njoftimin e zhdukjes së tij me dyshimin për rënie në kanalin e Ibër Lepencit, rrjedhë e Liqenit të Ujmanit. 

Sot, zhytësit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë dhe ekipi i AME-së pas një pune me shumë përkushtim, kanë gjetur trupin e pajetë të qytetarit në një nga tunelet e këtij kanali. 

Përgëzoj pjesëtarët për profesionalizmin e treguar, falënderoj përgjegjësit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc” për bashkëpunimin ndërsa familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet e mia. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të vdekjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat