Muja: Vetëvendosja ka fituar në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq

Aktuale

Muja: Vetëvendosja ka fituar në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:12
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ky subjekt politik ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

”Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovicës”.

”Lëvizja VETËVENDOSJE, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në komunën e Leposaviqit”, ka shkruar Muja në Facebook.

Në zgjedhjet e katër komunave veriore kanë votuar 3.47 për qind të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat