Prokurorja Pula: Asnjë incident nuk është raportuar gjatë zgjedhjeve

Aktuale

Prokurorja Pula: Asnjë incident nuk është raportuar gjatë zgjedhjeve

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:22
Laura Pula

Koordinatorja për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së jashtëzakonshme në veri ka qenë e qetë, dhe se prokurorët kanë qëndruar atje gjatë gjithë ditës.

“Mund të themi se deri në ora 19:00 kur janë mbyllur vendvotimet në katër komunat e veriut dhe nga informatat që kemi marrë nga prokurorët kujdestarë nuk ka pasur asnjë incident.

Gjatë ditës prokurorët kanë qenë bashkë me policinë dhe kanë vizituar të gjitha qendrat  e votimit.

Mund të them se procesi ka kaluar pa asnjë incident. Megjithatë prokurorët do të jenë aty derisa të numërohen edhe votat”, deklaroi Pula. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat