Zhvillime të papritura: Specialja urdhëron që lënda e një të akuzuari të transferohet nga Kosova në Hagë

Aktuale

Zhvillime të papritura: Specialja urdhëron që lënda e një të akuzuari të transferohet nga Kosova në Hagë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 09:07
Gjykata Speciale në Hagë

Një zhvillim i ri dhe i papritur është bërë publik nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Atje, Gjykata Speciale nëpërmjet një vendimi ka kërkuar nga gjykatat në Kosovë transferimin e një lënde për një të akuzuar për krime lufte.

Deri më tash, nuk ka pasur as edhe një informacion se Specialja po e heton ndonjë rast tjetër përveç të akuzuarve që janë aktualisht në Hagë.

Nuk dihet as kush është i akuzuari, e as për çfarë rasti bëhet fjalë. Të gjitha dokumentet janë të redaktuara, dhe si rezultat publiku nuk ka informacione për to.

Image
Vendimi

Ajo që dihet është se vendimi kërkon nga gjykatat në Kosovë që dosja e një të akuzuari për krime lufte, të transferohet në Gjykatën Speciale të Hagës. Ngjashëm sikur në disa raste, lëndët transferohen nga një gjykatë apo prokurori në tjetrën në Kosovë.

Media sjell vendimin e marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Gillou.

VENDIMI:

(a) Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj;

(b) Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që kanë të bëjnë me çështjet nën juridiksionin e sajl;

(c) çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë; dhe

(d) një urdhër nga DSK për shtyrje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.

URDHËRON [REDAKTUAR] që:

(a) SHTYJË dhe TRANSFEROJË, pa vonesë, [REDAKTUAR] në Dhomat e Specializuara;

(b) PEZULLOJ, pa vonesë, çdo procedurë në [REDAKTUAR], duke përfshirë [REDAKTUAR]; dhe

(c) TRANSFEROJ, pa vonesë, çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me [REDAKTUAR], duke përfshirë çdo rezultat të hetimeve dhe të gjitha procesverbalet gjyqësore, tek Prokurori i Specializuar.

URDHËRON [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] që të përmbahen nga zbulimi i ekzistencës së këtij urdhri ose përmbajtjes së tij, përveç atyre, përfshirja e të cilëve është rreptësisht e nevojshme për transferimin dhe pezullimin e [REDAKTUAR], si dhe për transferimin e të gjitha dosjeve që kanë të bëjnë me çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat