Nagavci: Qeveria po punon që gratë e vajzat të avancohen në aspektin akademik e shkencor

Aktuale

Nagavci: Qeveria po punon që gratë e vajzat të avancohen në aspektin akademik e shkencor

Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:13
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se se ndihetkrenare për arritët e grave dhe vajzave në cdo fushë.

Në konferencën e parë STEMinists, e para e arsimit tha se Qeveria është duke punuar që gratë dhe vajzat të avancohen në aspektin akademik e shkencor.

Natyrisht që shumë prej arritjeve tona, janë falë angazhimit të burrave dhe grave të miqve tanë ndërkombëtarë, për çka jemi falënderues. Si ministre dhe grua jam krenare për arritjen e grave dhe vajzat, dhe njëkohësit jam e vetëdijshme për sfidat në rrugëtimin e tyre akademik”, tha Nagavci teksa ofroi mbështetje për gratë dhe vajzat drejt realizimit të ëndrrës së tyre.

Si Qeveri e <inistri do të vazhdomë te punojmë jo vetëm për të avancuar gratë në shkencë e teknologji, por jemi zotuar se do të angazhohemi çdo ditë që të avancojmë barazi në të gjitha dimensionet e saj. Si gra jemi të vetëdijshme për pengesat që i hasim çdo ditë, andaj edhe ju siguroj se si Ministre do të angazhohemi çdo dite që ofrojmë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në te gjitha dimensionet”, tha Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat