Diskutohet për nevojat e tregut të punës, theksohet rëndësia e përfaqësimit të grave

Aktuale

Diskutohet për nevojat e tregut të punës, theksohet rëndësia e përfaqësimit të grave

Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Për nevojat e tregut të punës dhe hartimin e politikave për përshtatje ndaj këtyre nevojave, u diskutua në konferencën STEMinists, ku panelistë ishin edhe ministra të linjës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u shpreh se Qeveria ka reformuar integrimin e tregut të punës, e si shembull konkret të kësaj përmendi edhe angazhimin në kuadër të platformës “Superpuna”.

Murati tha se platforma, mes tjerash, ka për qëllim edhe integrimin e grave në tregun e punës.

Për integrimin në tregun e punës jemi duke punuar ngushtë me gjitha ministritë e linjës por edhe me akterët tjerë, pra për një program kyç që shtyhet nga Bashkimi Evropian dhe ne jemi duke bërë reforma në këtë drejtim. Kemi kemi filluar me implementimin e disa masave zbatuese siç është ‘Superpuna’, për të shtyrë përpara edhe integrimin e grave në tregun e punës dhe po i shohim rrethanat se si po shkon tregu i punës”, tha Murati, teksa përmendi edhe ndërtimin e disa çerdheve dhe shtimin e stafit për nivelin parashkollor.

“Siç e dini së bashku me MASHTI-n kemi alokuar buxhetin për ndërtimin e çerdheve të reja dhe tani ka dinamikë të shtuar dhe për më tepër kemi alokuar buxhet për shtimin e stafit. Vetëm për këtë vit aktual janë 243 pozita shtesë për t’i funksionalizuar çerdhet të cilat kanë qenë të ndërtuara por që nuk kanë qenë të funksionalizuara për mungesë të stafit” tha Murati.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se jo vetëm që gratë duhet të jenë të përfaqësuara për shkak se u takon me ligj por sepse me përfaqësimin e tyre, se përfiton e tërë ekonomia e shoqëria.

Ajo që ne bëjmë për përfaqësimin e grave si në treg të punës, si në shoqëri e në çdo sferë të jetës, është një ndër gjërat më krenare për punën e Qeverisë. Për ne nuk është vetëm një fjalë goje por është diçka që e praktikojmë çdo ditë në politikëbërje, në skema e në intervenimet që i kemi, mirëpo edhe në emërimet e kudo tjetër. Kjo për arsye se jo vetëm që gratë duhet të jenë të përfshira, gratë duhet të jenë të përfaqësuara sepse kjo është e drejtë por e njohim e kuptojmë që me përfshirjen e grave, me përfaqësimin e grave, përfiton ekonomia, përfiton shoqëria, andaj nuk është diçka që e bëjmë vetëm për gratë por e shohim si kontribut për shoqërinë”, tha Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat