Pse, sipas Rada Trajkoviqit, Milan Radojçiq bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve

Aktuale

Pse, sipas Rada Trajkoviqit, Milan Radojçiq bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve

Më: 24 prill 2023 Në ora: 11:59
Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka treguar se pse i kërkuari nga Policia e Kosovës, Milan Radojçiq ka bërë thirrje për t’u bojkotuar zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Përmes një reagimi në Twitter, të hënën, Trajkoviq ka thënë se me këtë është forcuar argumenti se serbët janë detyruar të mos dalin në votime.

”Jo rastësisht ka qenë M. Radojçiq që ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në emër të Listës Serbe. Kjo është bërë qëllimisht për të forcuar argumentin se serbët janë detyruar të bojkotojnë nga militantët vendas. Arsyet legjitime të bojkotit u lanë në hije dhe motivet e sinqerta të serbëve vendas u shfaqën edhe një herë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë po ashtu se Kosova ka bërë mirë që nuk i ka organizuar zgjedhjet nëpër shkolla.

”Dhe në detin e histerisë, institucioneve të Kosovës duhet të njihet korrektësia në organizimin e zgjedhjeve. Kontejnerët e votimit mund të mos jenë estetikisht të këndshëm, por parandaluan konfliktet: Prishtina vendosi me të drejtë të mos provokojë duke hyrë në shkolla, të cilat janë gjithashtu simbol i identitetit kulturor të komunitetit serb”, ka thënë ajo.

Por ajo ka paralajmëruar se kryetarët e komunave do të përballen me presion të madh.

”Kryetarët e rinj do të jenë nën presion të madh mes komunitetet të jenë profesionale në punën e tyre dhe – shiko ironinë – të vazhdojnë punën për decentralizimin dhe formimin e Asociacionit (ZSO-së). Ata nuk do të mund të bllokojnë proceset apo të marrin vendime drastike dhe kjo mjafton për momentin”, ka thënë ajo.

Ka shtuar se bojkoti i Listës Serbe nuk do të ketë efekt, për shkak se kanë marrë pjesë në shtatë palë zgjedhje.

”Dhe bojkoti i Listës Serbe, tani që ka marrë pjesë 7 herë në zgjedhje, nuk do të ketë efekt. Pse gjatë gjithë kësaj kohe SL nuk i zgjidhi problemet por vetëm promovoi forcimin e pavarësisë së brendshme të Kosovës? Është e qartë se ato procese nuk ishin problem për ta, por Kurti ishte problemi i tyre”, ka thënë ajo.

Në zgjedhjet lokale të katër komunave veriore morën pjesë 3.47 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, por zgjedhjet u cilësuan si ligjore nga ambasada amerikane në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat