Qerkini – Qeverisë: Ne po i kërkojmë njerëzit tanë, ju po bëni lojëra me të pagjeturit

Aktuale

Qerkini – Qeverisë: Ne po i kërkojmë njerëzit tanë, ju po bëni lojëra me të pagjeturit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 08:17
Bajram Qerkini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 2 Maj do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në takimin e 2 Majit do të diskutohet për Asociacionin dhe do të bëhet prezantimi i draft statutit të parë.

Po në këtë takimi pritet të bëhet edhe miratimi zyrtar i deklaratës për personat e zhdukur.

Lidhur me takimin Kurti-Vuçiq ka reaguar Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur.

Qerkini nuk ka pritshmëri që do të ketë miratim apo nënshkrim për personat e të pagjetur në Bruksel.

Ai tha për FO e nga ky takim pret lojërat politike të 25 vjetëve që janë bërë për këtë kategori.

Nga takimi i 2 Majit pres lojërat të cilat i kanë bërë që 25 vjet, nga ky takim pres ta bëjnë një lojë edhe më të madhe qe e kanë bërë deri më tani. Ne jemi duke kërkuar njerëz, ata bëjnë lojna për personat e pagjetur. Nga kjo Qeveri nuk presim asgjë, jo qe nuk presim por kanë me u kthyer edhe më mbrapa që kanë qenë”, u shpreh Qerkini

Me 3 Prill në Bruksel është mbajtur takimi i radhës mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Këtë takim e ka komentuar sërish Bajram Qerkini.

Ai tha se në takim më shumë është diskutuar për veturat e djegura në veri, se sa për të pagjeturit.

Qerkini ka thënë që sipas tij s’ka pajtim as paqe me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ne nuk besojmë që janë dakorduar në Bruksel për të pagjeturit Bislimi dhe Petkoviq. Më shumë është diskutuar për veturat e djegura në veri se sa çështjen e personave të pagjetur. Po dëshirojnë pajtim e paqe pa zbardhjen e të pagjeturve, por le ta dinë edhe Kosova edhe Serbia se pajtim nuk do të ketë”, u shpreh Qerkini

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat