Ahmeti i reagon Stanos: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit, duhet dënuar

Aktuale

Ahmeti i reagon Stanos: Serbia shkeli marrëveshjen e Ohrit, duhet dënuar

Më: 25 prill 2023 Në ora: 16:32
Kreshnik Ahmeti

Kreshnik Ahmeti, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme e Diasporës së Kosovës, i reagoi  zëdhënsit të BE-së, Peter Stano.

Kjo pasi  ky i fundit, kur është pyetur për votën Serbisë e cila ishte kundër për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, veprim që është kundër marrëveshjes së Ohrit, deklaroi shkurt se- “BE-ja është në dijeni”.

 “Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votës së djeshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore”, shkroi Zëvëndëskryeministri Ahmeti shkroi në llogarinë e tij në Twitter.

Diplomati kosovar më tej rikujtoi se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e Bosnje e Hercegovinës.

“Kjo nuk është diçka që BE-ja duhet ta dijë, por ta dënojë ashpër”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat