Çitaku: Meritat për pranimin e Kosovës në KiE i kanë shërbyesit civilë

Aktuale

Çitaku: Meritat për pranimin e Kosovës në KiE i kanë shërbyesit civilë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:09
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se meritat më të mëdha për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës i kanë shërbyesit civilë.

Çitaku tha se Qeveria e Kosovës aplikacionin për KiE e kishte gjetur të gatshëm.

“Meritat i kanë para se të gjithash qindra shërbyes publikë që kanë punuar ditë e natë për formimin e institucioneve të pavarura të Kosovës, është punuar shumë gjatë që të përgatitet aplikacioni dhe qeveria e ka gjetur këtë aplikacion të gatshëm. Por, edhe është krijuar edhe një kontekst i ri gjeopolitik”, tha Çitaku.

Çitaku, mes tjerash, tha se edhe kriteret për liberalizimin e vizave shteti i kishte përmbushur shumë më herët.

“Kriteret për liberalizimin e vizave Kosova i ka përmbushur shumë më herët, por konteksti politik është ai që ka diktuar momentumin e dhënies së dritës së gjelbër. Përvoja e deritanishme na tregon më së miri që vendimet e kësaj natyre nga ana e institucioneve evropiane nuk ndërlidhen ekskluzivisht me përmbushjen e kritereve por edhe nga konteksti politik”, u shpreh Çitaku në Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat