Presidentja Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Aktuale

Presidentja Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 21:58
Osmani ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. Wigemark, takimin me Osmanin e cilësoi si të mbarë, teksa shtoi se folën për zbatimin e mandatit të EULEX-it dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Wigemark.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni.

Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës. Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit si dhe në ditën e zgjedhjeve dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokal në komunat veriore. Një veprim i tillë, potencoi ajo, është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat