Paçarizi: Efekti i zgjedhjeve në veri është politik, Serbia shkeli dy marrëveshje

Aktuale

Paçarizi: Efekti i zgjedhjeve në veri është politik, Serbia shkeli dy marrëveshje

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:08
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi tha se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në katër komunat veriore, por edhe me votimin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Ai tha se Kosova është në një përparësi dhe sipas tij, kjo shihet edhe nga procesi i liberalizimit të vizave por edhe nga dhënia e të drejtës së Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës.

“Nuk bisedohet nëse policia do të jetë në gjendje që t’i çojë në punë këta njerëz dhe ti ruaj sepse edhe nëse policia i çon në punë këta njerëz, e kemi një situatë ku 95 për qind e qytetarëve të këtyre komunave, i kanë bojkotuar këto zgjedhje”, tha Paçarizi në Rubikon.

Tutje, Paçarizi tha se qytetarët serbë do t’i bojkotojnë edhe shërbimet nga kryetarët e rinj, prandaj, sipas tij “është iluzore të mendojmë se këto zgjedhje kanë prodhuar një efekt konkret”.

“Efekti është politik. Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit. Reagimi ndërkombëtar do të formësohet në formën e propozimit që do të bëhet për statutin e asociacionit më 2 maj”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat