Konjufca: S’është në traditën e shqiptarit me u përmend një picë/ Kamishi” flet për picën që ia çoi Mujës në stacion të policisë

Aktuale

Konjufca: S’është në traditën e shqiptarit me u përmend një picë/ Kamishi” flet për picën që ia çoi Mujës në stacion të policisë

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:56
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur për picën që ia kishte dërguar në stacion policor deputetit të VV-së, Armend Muja, kur ky ishte arrestuar për korrupsion.

Sado e kotë të duket të flitet për këtë temë, e njëjta u hap sot në Kuvend nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

E Haxhiu, tha se picën ia çoi Mujës në stacion me kërkesë të familjarëve, pasi që ai s’kishte ngrënë që nga mëngjesi.

Haxhiu mohon të ketë ndikuar në rastin e Mujës, duke mohuar kështu fjalët e kolegut të tij Shala i cili tha se “e ka nxjerrë nga burgu”.

“Si humanist që jam ja kom qu picën. S’i kishin jep me hangër prej mëngjesit. Si humanist që jam me kërkesë të familjarëve. Por s’kam ndiku në rastin ndaj tij”, tha ai.

Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura edhe tek Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili iu drejtua Haxhiut me fjalët:

S’është në traditën e shqiptarit me u përmend një picë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat