Debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, në sallë veç 21 deputetë

Aktuale

Debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, në sallë veç 21 deputetë

Më: 26 prill 2023 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Përderisa në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati parlamentar mbi gjendjen e krijuar në KEK dhe arrestimin e kryeshefit Nagip Krasniqi, të pranishëm në sallë janë veç 21 deputetë.

Pavarësisht se debati është thirrur nga partia opozitare, PDK-ja, prezentë në kuvend nga deputetët e opozitës janë vetëm 10 prej tyre.

Shtatë nga 10 deputetët e opozitës ishin nga PDK-ja, dy nga LDK-ja, një nga AAK-ja dhe vetëm 11 nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetët e partisë në pushtet, gjatë fjalës së deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, e detyruan kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, që brenda një minute e gjysmë të kërkojë qetësi pesë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat