Vela: Masakra e Mejës, një krim që Serbia nuk mund ta mohojë

Aktuale

Vela: Masakra e Mejës, një krim që Serbia nuk mund ta mohojë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën e Mejës në përvjetorin e saj.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se 377 civilë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës u vranë nga policia dhe ushtria serbe në Masakrën e Mejës të vitit 1999.

“Kjo ishte masakra më e madhe e luftës së Kosovës.

Vite më vonë, 309 prej kufomave u gjetën në një varr masiv në Batajnicë”.

“Një krim që Serbia nuk mund ta mohojë!”, ka thënë Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat