Presidentja: Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli

Aktuale

Presidentja: Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:01
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e 27 prillit, Ditës së të Zhdukurve me Dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

“Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka thënë Presidentja Osmani.

Deklarata e plotë e Osmanit:

Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat