Zëdhënësi i PDK-së: Vizat erdhën si shpërblim pas heqjes dorë nga njohja

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së: Vizat erdhën si shpërblim pas heqjes dorë nga njohja

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:30
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu deklaroi se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian ka qenë i lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Abdullahut, Kosovës nuk i janë hequr vizat deri më sot për shkak se qeveritë e kaluara nuk kanë hequr dorë nga njohja e Kosovës nga shteti serb.

Ai duke iu referuar Qeverisë Kurti dhe qasjes së saj në dialog tha se liberalizimi i vizave ka ardhur si shpërblim pasi ajo hoqi dorë nga njohja.

“Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbajtë vizat për t’i përdorë në kuadër të asaj mëndësie të karrotës dhe kjo dihet veç. Deri më sot nuk i kemi marrë vizat, dhe nuk i kemi marrë vizat pse nuk është lëshuar pe, nuk është hequr dorë nga njohja. Sot hiqet dorë nga njohja dhe shpërblimi është vizat dhe të tundojnë edhe më shumë me Këshill të Evropës me anëtarësim në BE e të tjera sa ki me lëshu pe”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat